Lokale - eSIMy

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person të kërkuar në fshatin Pakashticë të Podujevës, raporton Llapi.info.

Sipas Policisë, arrestimi i të dyshuarit është  bërë në bazë të urdhëresës së lëshuar nga gjykata.

I njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit.

Policia s’e ka bërë të ditur arsyen që ka çuar në arrestimin e këtij personi. Llapi.info do t’iu mbajë të informuar./Llapi.info