Një grua është gjetur e vdekur dje rreth orës 14:00 në Podujevë, tek një objekt që është në ndërtim e sipër, shkruan Llapi.info.
Rastin e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës.
Njoftimi i plotë:
Podujevë 29.10.2022 – 14:00. Viktima femër kosovare për motive të panjohura dyshohet se ka rënë nga kulmi i një objekti në ndërtim, dhe për pasojë ka pësuar lëndime vdekjeprurëse. Njësitet policore dhe ekipi mjekësor kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku edhe është konstatuar vdekja e viktimës. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. Rasti duke u hetuar nga njësitet kompetente policore.






