Lokale - eSIMy

Drejtoresha e Shëndetësisë në komunën e Podujevës, Adelina Stublla, ka publikuar pamjet e një objekti që nuk është në funksion që një kohë të gjatë, shkruan Llapi.info.

Së shpejti, i njëjti objekt, sipas Stubllës, do të shfrytëzohet për qëndrim ditor për të moshuarit.

“Dje vizituam objektin që gjindet mbrapa shkollës Ibrahim Rugova, i cili qe një kohë të gjatë është jashtë funksionit. E ky objekt së shpejti do të shfrytëzohet për qendrim ditorë për të moshuarit”, thotë ajo në Facebook.

Ndryshe, ndërtimi i një qendre për qëndrim ditor për të moshuarit ka qenë premtim elektoral edhe i kryetarit të komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi./Llapi.info