Lokale - eSIMy

Kryetari i komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, ka inspektuar punimet në asfaltimin e segmentit të dytë në rrugën “Skënderbeu”, raporton Llapi.info.

Me këtë rast, kreu i komunës ka thënë se kjo rrugë do të bëhet me gjitha standardet, duke shtuar se tash ka mbetur për t’u kryer vetëm edhe një segment.

Postimi i plotë:

Në kuadër të projektit për rikonstrukturimin e rrugës “Skënderbe” në Podujevë, sot ka filluar asfaltimi i segmentit të dytë të kësaj rruge me gjatësi rreth 900 metra.

Projekti infrastrukturor i rikonstrukturimit të rrugës po vazhdon punimet me dinamikë të kënaqshme dhe cilësi të lartë, ku së shpejti do të zhvillohen punimet edhe në segmentin e fundit të kësaj rruge në gjatësi prej 950 metrave.

Kjo rrugë do të ndërtohet sipas të gjitha standardeve infrastrukturore me kanalizim, ujësjellës, ndriçim, trotuar, gjelbërim, shtigje të biçikletave etj.

Vazhdojmë me punë dinamike e në shërbim të qytetarëve!