Lokale - eSIMy

Adnan Halimi, 28 vjeç, ka humbur jetën mbrëmë rreth orës 21:45 në një aksident trafiku në fshatin Shtedim të Podujevës, raporton Llapi.info.

Ndeshja fatale ndodhi mes tri veturave dhe një çiklete – ku për pasojë drejtuesi i kësaj të fundit ndërroi jetë në vendin e ngjarjes.

Sipas njoftimit, varrimi i të ndjerit bëhet sot në ora 16:00 në varrezat e fshatit Shtedim.

Rasti për këtë aksident fatal është konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës.

“Rr. Nacionale Prishtinë-Merdare,26.10.2022-21:43. Ka ndodh një aksident trafiku me fatalitet ku të përfshira kanë qenë tri automjete dhe një biçiklist. Si pasojë e aksidentit, nga lëndimet e marra  ka ndërruar jetë drejtuesi i biçikletës mashkull kosovar. Njësitet policore janë duke hetuar rastin”, thuhet në raportin e sotëm të PK-së./Llapi.info