Lokale - eSIMy

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur sonte në fshatin Shtedim të Podujevës, raporton Llapi.info.

Siç mëson Llapi.info, dyshohet se një person ka humbur jetën si pasojë e këtij aksidenti.

Dëshmitarët i kanë thënë portalit Llapi.info se në këtë aksident janë përfshirë tri vetura dhe një biciklist.

Llapi.info ka kontaktuar me zyrtarë policorë, por të njëjtit ende nuk kanë dhënë detaje./Llapi.info