Një person është arrestuar në Podujevë në dyshimin se sulmoi fizikisht dhe ngacmoi një bashkëmoshatar të tij në vitin 2019, shkruan Llapi.info.
Sipas PK-së, i njëjti ka publikuar së fundit pamjet në Tik Tok, ku shihej duke ushtruar dhunë ndaj një tjetri person.
“Podujevë 2019. Me datë 25.10.2022 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se i njëjti në vitin 2019 kishte kryer veprat e cekura, ndërsa viktima nga frika (në atë kohë) nuk e kishte denoncuar të dyshuarin. Tani, në vitin 2022 pas publikimit në rrjetin sociale “tik-tok” të ngjarjes, i dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje. Rasti në proces hetimor”, thuhet në raportin e PK-së./Llapi.info







