Lokale - eSIMy

Kryetari i komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, ka inspektuar punimet në asfaltimin e rrugëve në fshatin Llapashticë të Epërme dhe Llapashticë të Poshtme, shkruan Llapi.info.

Në një postim në Facebook, kreu i Podujevës thotë se gjatësia e këtyre rrugëve është rreth 2.6 kilometra.

Postimi i plotë:                                                                     

Me drejtorin e Urbanizmit, Leutrim Krasniqi, sot kemi përcjellur punimet e asfaltimeve në rrugët dhe rrugicat e fshatit Llapashticë e Epërme dhe Llapashticë e Poshtme.

Në kuadër të realizimit të investimeve në infrastrukturën rrugore, janë duke u realizuar projekte në asfaltimin e rrugëve për të cilat jam i kënaqur me cilësinë dhe dinamikën e punimeve. Gjatësia e asfaltimit të këtyre rrugicave është rreth 2.6 km.

Urime banorëve të fshatrave Llapashticë!