Lokale - eSIMy

Ish-drejtoresha për Kulturë, Rini dhe Sport në mandatin e parë të Shpejtim Bulliqit në krye të Podujevës, Elhame Kutllovci, është përzgjedhur drejtoreshë e Teatrit të Qytetit, raporton Llapi.info.

Kështu ka njoftuar faqja zyrtare komunale, ku thuhet se Kutllovci, ka arritur të jetë kandidatja më e suksesshme për këtë pozitë.

“Kandidatja më e suksesshme për pozitën “Drejtor i Përgjithshëm i Teatirt të Qytetit “Avdush Hasani”, në bazë të votave të anëtarëve të Këshillit Drejtues të Teatrit të Qytetit është Elhame Kutllovci. Vendimi hyn në fuqi me rastin e nënshkrimit dhe protokollimit”, thuhet në njoftim.

Sipas njoftimit, pala e pakënaqur me këtë vendim ka të drejtë ankese në afat prej 15 ditësh nga dita e publikimit të këtij vendimi. Ankesa i dorëzohet Komisionit për Ankesa.

May be an image of 1 person, standing and outdoors

Ndryshe, drejtor i Teatrit të Qytetit të Podujevës ka qenë Agron Gërguri, por ky  i fundit ishe shkarkuar muaj më parë./Llapi.info