Anëtari i PSD-së, Frashër Krasniqi, ka akuzuar qeverisjen komunale të Podujevës se ka tentuar t’ua largojnë tendën e vendosur në sheshin e qytetit, shkruan Llapi.info.
Në një postim në Facebook, Krasniqi thotë se pikërisht kjo komunë, sipas tij, e cila udhëhiqet nga VV – ua ka çuar në “derë” policinë dhe inspektoratin.
“Që një muaj jemi duke dalë gjithkah nëpër Kosovë me prezantimin e programit politik “Baza”, në mënyrë krejt paqësore në shesh. Rastësisht në komunën që udhëhiqet nga VV, në Podujevë, na e sollën Policinë, dhe po tentojnë me na hjek tendën. Një tendë që që s’e pengon asnjë njeri. Komuna e drejtuar nga VV, për inate politike, na e ka sjellë policinë dhe po këqyrin me na e largu. Ky është shteti që nuk len me fol nëse nuk pajtohesh me të”, thotë ai në një video të publikuar në Facebook.
Llapi.info ka tentuar të marrë një përgjigje edhe nga zyrtarë policorë, por deri më tani nuk është dhënë ndonjë detaj./Llapi.info






