Dy persona dyshohet se kanë mbetur të plagosur sot në qendër të Podujevës nga të shtënat me armë, raporton Llapi.info.
Portali ka mësuar se forcat policore kanë arritur të arrestojnë një person të dyshuar – teksa i njëjti është dërguar në stacion policor.
Ekipet policore dhe ato mjekësore kanë dalë në vendin e ngjarjes.
Mësohet se të shtënat me kallash kanë ardhur nga një veturë në lëvizje.
Të plagosurit janë nisur për në QKUK.
Llapi.info ka tentuar disa herë të marrë detaje shtesë nga disa zëdhënës policorë, por të njëjtit nuk janë përgjigjur deri më tani përkitazi me këtë./Llapi.info








