Lokale - eSIMy

Një person është arrestuar gjatë ditës së djeshme nën dyshimet se rrahu një person tjetër.

policia e Kosovës nuk ka dhënë detaje në raportin ditor se për çka nisi problemi mes të dyshuarit dhe viktimës.Ngjarja ka ndodhur në fshatin Pesotvë të Komunës së Vushtrrisë.

Ajo çfarë potencohet në raport është se viktima ishte duke punuar si punëtor krahu në arën e të dyshuarit.

I dyshuari sipas policisë ka sulmuar fizikisht viktimën ndërsa më pas është arrestuar.Në lidhje me rastin është konsultuar edhe prokurori i shtetit.I dyshuari është intervistuar ndërsa me vendim të prokurori rasti do të hetohet në procedurë të rregullt ndërsa është iniciuar si lëndim i lehtë trupor dhe kanosje.