Komuna e Podujevës ka nënshkruar kontratën me operatorin ekonomik për asfaltimin e rrugëve në fshatin Bradash dhe Dobratin, shkruan Llapi.info.
Ky tender i ka kushtuar komunës së Podujevës 38 mijë e 848 euro.
Të njëjtin e ka fituar operatori ekonomik “Rahovica ShPK”, e cila ka ofruar edhe çmimin më të ulët për t’i kryer këto shërbime.
Për këtë tender kanë aplikuar katër operatorë ekonomikë./Llapi.info






