Lokale - eSIMy

Lidhja Demokratike e Kosovës nuk do të marrë pjesë në takimin e thirrur nga Kurti për të premten, raporton GazetaBlic.

Këtë e ka konfirmuar për GazetaBlic, zëdhënsja e LDK-së, Sibel Halimi ku thotë se Kurti duhet të raportojë në Kuvend.

“Për temën e dialogut, Kryeministri i Kosovës duhet të raportojë vetëm në Kuvendin e Kosovës. Aty LDK do t’i ritheksojë dhe qëndrimet e saja. Ky ka qenë dhe dakordimi i liderëve nga takimi paraprak”, thotë Halimi.

Halimi thotë se për LDK-në, marrëveshja finale me Serbinë duhet të bëhet vetëm rreth njohjes reciproke

“Për LDK-në, marrëveshja finale me Serbinë duhet të bëhet vetëm rreth njohjes reciproke. Në këtë marrëveshje të njohjes, rendi kushtetues, integriteti territorial e sovraniteti i vendit janë të panegociueshme”, tha Halimi për GazetaBlic.