Lokale - eSIMy

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka thënë se Ministri i Financave, Hekuran Murati duhet “t’i marrë letrat e të shkoj në shtëpi menjëher”, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Kreu i LDK-së tha se ka kohë që mundohet të kuptojë se si Qeveria po i merr vendimet, derisa shtoi se kur Murati fliste për çmimet e produkteve, Kryeministri Kurti tundte kokën.

“Me ju thënë të drejtën ka kohë që provojë të kuptojë se si i marrin vendimet. Dul Ministri i Fincanve, kryeministri e sillte kokën, e tha një që vjen me 1.20 cent në kufi shitet me 2.20 cent, çka po ndodhka këtu? Pra nuk e kupton Ministri i Financave që në momentin e parë që ai produkt futet në dogan, në start i merr 20 cent TVSH. Një Ministër i Financave si ky, sot duhet m’i marrë letrat e me shku në shpi. Kjo është tragjedia e këtij e vendi, një shpi e paditur në Qeveri”

Abdixhiku tha se ka tetë muaj që çmimet në vend janë rritur, dhe Ministri nuk e din as sa e ka inflacionin, e siç thotë ai, ai nuk di as ta lexojë raportin.

“U bënë 8 muaj që çmimet janë rritur, e këta se kuptojnë sa e kanë inflacionin. Ministri nuk din me lexu raportin e zyrës vet, nuk din çka është inflacioni”, tha Kryetari i LDK-së.

“Jeni marrë me naftë t’u thënë tregtarët po fitojnë, i keni garant sot fitim tregtarëve e çmimi i saj është 1.80 cent sot, pra tregtarët po vazhdojnë me fitu, s’ështe problemi aty, po çmimi mbetet i njëjtë, përshkak veprimeve tuaja. Nuk është problemi te 2% fitim të tregtarëve, por te 18% TVSH juaj”, tha Abdixhiku