Lokale - eSIMy

Komuna e Podujevës ka njoftuar sot se Florentina Osmani do të jetë drejtoreshë e re e Inspektoratit, shkruan Llapi.info.

Ky vendim është marrë sot nga kryetari i kësaj komune, Shpejtim Bulliqi.

Njoftimi i plotë:

Me vendim të kryetarit të komunës, Shpejtim Bulliqi, është emëruar Florentina Osmani drejtore e Drejtorisë së Inspeksionit në Komunën e Podujevës.

Florentina Osmani ka përfunduar studimet themelore në Universitetin e Prishtinës në Fakultetin Juridik, poashtu edhe studimet e nivelit master ka përfunduar në Fakultetin Juridik në drejtimin Kushtetues.

Ka punuar për disa vite me projekt të Institutit të Kosovës për Drejtësi në Gjykatën Themelore të Prishtinës – Dega në Podujevë.

Pas emërimit të Osmanit në krye të këtij dikasteri, kryetari Bulliqi i ka uruar suksese në kryerjen e detyrave dhe përgjegjësive të saj.