Një person i kërkuar është arrestuar në Merdar, raporton Llapi.info.
Kështu ka njoftuar Policia e Kosovës në raportin e saj ditor, ku është bërë e ditur se arrestimi i të dyshuarit është bërë në bazë të urdhëresës së lëshuar nga gjykata.
I njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit.
Policia s’e ka bërë të ditur saktësisht arsyen pse ka ndodhur ky arrestim./Llapi.info






