Policia e Kosovës ka njoftuar se ka konfiskuar substancë narkotike të llojit marihuanë në Podujevë, shkruan Llapi.info.
Siç ka njoftuar PK, fillimisht i dyshuari është arrestuar, por që në konsultim me prokurorin është liruar.
“Podujevë 13.10.2022 – 17:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që tek i njëjti gjatë kontrollit i është gjetur dhe konfiskuar një sasi substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë me peshë rreth 0.48 gram. Në konsultim me prokurorin pas intervistimit i dyshuari është liruar rasti shkon në procedurë të rregullt”, ka njoftuar PK./Llapi.info






