Një incident ka ndodhur në Spitalin e Vushtrrisë “Sheikh Zayed” mes një familjari të një pacienti e shefit të repartit të gjinekologjisë, Blerim Feka.
Kjo mosmarrëveshje mes tij e një babai erdhi si shkak që ky i fundit nuk u lejua t’a shohë vajzën e tij që ishte e shtrirë në këtë klinikë pasi kreu një operacion, për cka u fjalosën edhe brenda objektit.
Për këto veprime u lajmërua policia që intervistoi dy të dyshuarit derisa rastin e cilësoi si “Prishje të rendit dhe qetësisë publike”.
Pas publikimit të pamjeve ShSKUK kërkoi nga drejtuesit e spitalit masa të menjëhershme.
Megjithkëtë në spitalin ‘Sheikh Zayed’ nuk është se e morën fort me urgjencë, ndonëse për rastin u diskutua në mbledhje të këshillit. Të njëjtit po presin përfundimin e hetimit nga prokuroria, derisa si masë fillestare Dr. Feka do të marrë vërejtje nga Këshilli Drejtues i Spitalit.