Lokale - eSIMy

Një person është gjetur pa shenja jete në Prishtinë.

Viktima e moshës 80-vjeçare është gjetur në një objekt banimi në rrugën “Nazim Gafurri”.

Kështu bëri të ditur zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

“Rreth orës 08:00, kemi pranuar informatën për një trup të pajetë, në një objekt banimi në rrugën ‘Nazim Gafurri’ në Prishtinë. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes si dhe mjekët emergjentë, të cilët kanë konstatuar vdekjen e viktimës, mashkull, rreth 80 vjeç. Aktualisht policia, në koordinim me prokurorin e shtetit, ka nisur një hetim mbi vdekjen”, ka shtuar ai./Llapi.info