Lokale - eSIMy

Policia e Kosovës ka njoftuar për një vjedhje që dyshohet ka ndodhur në periudhën qershor-tetor në Podujevë, shkruan Llapi.info.

Rasti në polici është raportuar nga një person, ku i njëjti ka deklaruar se vjedhja është kryer nga katër persona.

Sipas ankuesit, këta persona dyshohet se i kanë vjedhur mjete dhe gjësende të ndryshme.

Policia ka intervistuar të dyshuarit, kurse me vendim të prokurorit të njëjtit janë liruar në procedurë të rregullt.

Rasti është cilësuar si “blerja, pranimi ose fshehja e sendeve të përfituara me kryerjen e veprës penale”./Llapi.info