Tre pasagjerë janë lënduar si pasojë e një vetë-aksidenti që ka ndodhur në Surkish të Podujevës, raporton Llapi.info.
Aksidenti, sipas policisë së Kosovës, ka ndodhur si pasojë e pakujdesisë.
“Përveç dëmeve materiale lëndime trupore kanë pësuar tre pasagjer meshkuj kosovar, të cilët janë dërguar në QKUK për trajtim të nevojshëm mjekësor. Me vendim të prokurorit, vozitësi është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24-orësh të PK-së./Llapi.info






