Qeveria e Kosovës, në mbledhjen e mbajtur sot, ka marrë vendim për shpronësimin e pronave për të vendosur varrezat e qytetit të Podujevës, shkruan Llapi.info.
Ky vendim është miratuar nga kabineti qeveritar, ku i njëjti projekt do të realizohet në fshatin Obrancë.
Gjatë fushatës zgjedhore, kryetari i Podujevës, Shpejtim Bulliqi, pati thënë se ky projekt do të kushtojë 600 mijë euro.
“Për herë të parë në Komunën e Podujevës, varrezat e qytetit do ta kenë vëmendjen e merituar nga ana e institucioneve lokale. Ne kemi nisur procedurat për shpronësimin e 10 hektarëve tokë në Obrançë, ku edhe do të vendosen varrezat e reja të qytetit. Vlera e këtij projekti është rreth 600 mijë euro. Me mandatin e ri ne do ta realizojmë këtë projekt shumë të rëndësishëm për komunën tonë”, pati thënë, duke publikuar edhe pamjet se si do të duket ky projekt./Llapi.info






