Një i ri ka humbur jetën mbrëmë rreth orës 19:00 në Podujevë, raporton Llapi.info.
Rastin e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës.
“Podujevë 11.10.2022 – 18:40. Viktima mashkull kosovar, është dërguar në QKMF dhe me urgjencë është dërguar në QKUK, ku ka vdekur. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, ka thënë Policia, pa dhënë detaje tjera.
Siç raportohet, vdekjen e të riut e ka konstatuar mjeku kujdestar i cili ka bërë të ditur se ai ka ndërruar jetë si pasojë e sulmit në zemër./Llapi.info






