KEDS-i ka njoftuar se nesër disa vende të Podujevës do të kenë mngesë të energjisë elektrike, si pasojë e disa punimeve, shkruan Llapi.info.
Sipas KEDS-it, në e poshtëshënuara nuk do të ketë rrymë për disa orë.
Njoftimi i plotë:
TS 220/35/10 kV Podujeva do të ndërprehet: Dalja 10 kV Fshatrat 2 (kodi: 14000010) prej orës 10:00 deri në ora 15:00.
Vendet: fshatrat: Sibofc, Lluzhan, Penuhë, Lupç i Epërm, Llugë, Majac dhe Popovë.
Arsyeja: Mirëmbajtje preventive, ndërrimi i izolatorëve dhe shtyllave, shtrëngimi i përçuesve.
Nga TS 220/10 kV Podujeva do të ndërprehet: Dalja 10 kV Bajqinë – Pollatë (ish-FAN- “Zahir Pajaziti) (kodi: 14000014) prej 09:00 – 14:00.
Vendet: FAN Zahir Pajaziti, Letanc te Rexha, Smajlovit, Bajqinë, Kerpimeh, Repë, Pollatë, Dvorishtë, Sllatinë, Reqicë, Zhiti, Sylevicë, Brecë, Tërnavicë, Murgull, Zakut, Metehi dhe Dobërdol.
Arsyeja: Mirëmbajtje preventive./Llapi.info






