Jo rrallë herë ndodhë në vendin tonë që qytetarë mbushin automjetet me derivate dhe ikin pa paguar, por nuk kalon shumë kohë dhe disa nga të dyshuarit arrestohen nga forcat e rendit, raporton Gazeta Sinjali.
Një rast i tillë ka ndodhur sot në një pikë derivatesh në fshatin Tërnafc të Skënderajt ku një person mbush veturën me derivate dhe ik pa paguar, derisa ai ishte edhe me dy persona të tjerë.
Por nuk ka kaluar shumë kohë dhe policia ka arrestuar tre të dyshuarit.
Policia njofton se në orët e hershme të mëngjesit të datës 11.10.2022, policia në Skenderaj ka pranuar informatën se në një pompë të derivateve në fshatin Tërnafc, një automjet ishte shërbyer me një sasi të derivateve dhe ishte larguar pa bërë pagesën për sasinë e derivateve të mbushura.
Policia ishte përgjigjur në këtë rast dhe pasi kishte marrë përshkrimin e të dyshuarve dhe automjetit, pas një ore ka arritur të identifikoj dhe ta ndaloj automjetin në të cilin kishin qenë tre persona të dyshuar. Policia kishte ndaluar personat e dyshuar; F.M, 24 vjeçar, E.A. 18 vjeçar dhe K.R., 17 vjeçar, që të gjithë shtetas të Republikës së Kosovës.
“Të tre personat janë dërguar në Stacionin Policor ku janë intervistuar në lidhje me rastin ndërsa gjatë intervistimit ka rezultuar se personi F.M, ishte i dyshuar edhe për veprën penale vjedhje e targave, rast i raportuar në Skenderaj me datë 10.10.2022”, njoftojnë Policia.
Sipas Policisë i dyshuari ka pranuar se targat e vjedhura i kishin vendosur në automjetin me të cilin kishin marrë derivate dhe ishin larguar pa paguar.
Të gjitha veprimet hetimore i janë paraqitur prokurorit të rastit, i cili ka udhëzuar që të iniciohet rasti vjedhje e shërbimeve, ndërsa të dyshuarit të lirohen dhe rasti të procedohet në procedurë të rregullt.






