Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, ka pritur sot në takim disa eprorë të Policisë së Kosovës, shkruan Llapi.info.
Në një postim në Facebook, Bulliqi ka thënë se Podujeva, sipas tij, ka nevojë për shtim të stafit policor.
Postimi i tij i plotë:
Sot kam zhvilluar takim me Drejtorin e Policisë Rajonale në Prishtinë, kolonelin Fehmi Xhata, Shefin e Operatives Rajonale Bekim Bislimi, majorin Driton Imeri dhe komandantin e Stacionit Policor në Podujevë, Njazi Jashari. Në këtë takim biseduam për shumë çështje, me theks të veçantë diskutuam për situatën e sigurisë në Komunën e Podujevës, sfidat dhe planet për të ardhmen, si dhe diskutuam për një shqetësim të përditshëm të qytetarëve llapjanë atë të trafikut të ngarkuar rrugor në qytet dhe nevojën për shtim të stafit policor në Podujevë. Të dyja palët u zotuam për vazhdimin dhe rritjen e bashkëpunimit në fushën e sigurisë dhe në fusha të tjera me rendësi për qytetarët e Komunës së Podujevës.






