Lokale - eSIMy

Një aksident trafiku ka ndodhur sot rreth orës 07:10 në rrugën “Ali Ajeti” në Podujevë, raporton Llapi.info.

Rastin për Llapi.info e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti.

“Rreth orës 07:10, është pranuar informata për një aksident trafiku rrugor të ndodhur në rrugën “Ali Ajeti” në Podujevë. Në aksident janë përfshirë dy vetura ndërkaq  tre persona kanë pësuar lëndime trupore.  Të njëjtit kanë marrë trajtimin e nevojshëm mjekësor. Njësia rajonale e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po ndërmerr veprimet e nevojshme për ndriçimin e shkaqeve që kanë sjellë deri te aksidenti”, ka thënë ajo.

Siç ka mësuar Llapi.info, në këtë aksident dyshohet se është përfshirë edhe një veturë e Policisë së Kosovës./Llapi.info