Lokale - eSIMy

Një aksident trafiku ka ndodhur sot rreth orës 07:30 në rrugën Podujevë – Shajkoc, raporton Llapi.info.

Rastin për Llapi.info e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti, e cila ka thënë se në këtë aksident është përfshirë vetëm një veturë.

“Sot rreth orës 07:30, në rrugën Podujevë -Shajkovc, ka ndodhur një aksident trafiku, ku është përfshirë një veturë. Si pasojë e aksidentit pesë persona kanë pësuar lëndime trupore dhe të njëjtit janë dërguar për trajtimin e nevojshëm mjekësor. Policia ka nisur një hetim për zbardhjen e shkaqeve të këtij vetaksidenti”, ka thënë Ahmeti./Llapi.info