Është vënë sot gurthemeli për ndërtimin e Urgjencës së Qytetit të Podujevës, shkruan Llapi.info.
Në një postim në Facebook, kryetari i komunës, Shpejtim Bulliqi, ka thënë se vlera e këtij projekti kap shifrat e mbi 1 milion eurove.
Postimi i plotë:
Bashkë me ud. Ministren e Shëndetësisë, Dafina Gexha-Bunjaku, Ambasadorin e Katarit në Kosovë, z. Ali bin Hamad Al Marri, zëvendës drejtorin e organizatës “Qatar Charity”, drejtorin e kësaj organizate në Kosovë, Esam Dabab dhe bashkëpunëtorë komunal vendosëm gurthemelin e ndërtimit të Urgjencës se Qytetit në Podujevë.
Projekt ky i cili është në bashkëfinancim me organizatën “Qatar Charity” dhe vlera e tij mbërrin shifrën e 1.7milionë, ku organizata financon me 1.1 milionë, ndërsa Komuna e Podujevës financon me 600,000.
Lokacioni i Urgjencës së Qytetit është në hyrje të qytetit në afërsi të rrethit të shqiponjës dhe kështu ne po bëjmë një hap të madh drejt kompletimit të infrastrukturës shëndetësore në Komunën e Podujevës.
Falenderoj përzemërsisht organizatën “Qatar Charity” dhe të gjithë donatorët që kanë kontribuar në realizimin e këtij megaprojekti.






