Lokale - eSIMy

Sivjet, maturantët e shkollave të mesme të komunës së Podujevës pritet të shkojnë në ekskursion në Shqipëri, shkruan Llapi.info.

Për këtë, komuna e Podujevës, përkatësisht Drejtoria e Arsimit, ka hapur ofertën për agjencitë turistike.

“Bazuar në ligjin për transportin rrugor nr.04/L – 179, neni 28, UA 06/2015 të MI-së, për lëshimin e lejeve për kryerjen e transportit të rregullt ndërkombëtar rrugor të udhëtarëve qasje dhe kalim transit nëpër territorin e Kosovës, UA (MASHT), për aktivitet jashtëshkolle 02/2016, të datës 12.01.2016, neni 11, MASHT dhe kërkesave të shkollave të mesme të larta të listuara më poshtë, ftojmë agjencitë turistike që të konkurrojnë ë për organizimin e ekskursionit për maturantët e komunës së Podujevës, në Republikën e Shqipërisë për shkolla:

  • Gjimnazi “Aleksandër Xhuvani” – Podujevë
  • SHMLT “Fan S.Noli” – Podujevë
  • SHMLE “Isa Boletini” – Podujevë.

Ekskursioni organizohet për katër ditë bujtje dhe pesë ditë kalendarike”, thuhet në ofertë.

Detajet tjera mund t’i shikoni duke klikuar këtu./Llapi.info