Lokale - eSIMy

Një i mitur ka humbur jetën sot tragjikisht në Podujevë, raporton Llapi.info.

Burime të Llapi.info kanë bërë të ditur se i mituri ka ndërruar jetë si pasojë e rrëzimit nga traktori.

Viktima është dërguar në Qendrën Emergjente në Podujevë, por që fatkeqësisht nuk ka arritur t’u mbijetojë plagëve.

Llapi.info mëson se ngjarja ka ndodhur rreth mesditës, kurse i ndjeri është një dyvjeçar./Llapi.info