Lokale - eSIMy

Deputeti i Kuvendit të Republikës së Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha, ka pasur akuza të shumta drejt partive opozitare, raporton Gazeta Sinjali.

Basha theks të veçantë i vuri fjalimit të deputetit të Partisë Demokratike të Kosovës, Ardian Kastrati, i cili u doli në mbrojtje mësimdhënësve të cilët s’kanë marrë ende pagat e muajit shtator.

“Del dikush fol për hajni, e vet është plagjiator. Kur vjedh shkronja, paramendo çka ban me ia lënë kuletën atij”, tha Basha për Kastratin.

Kujtojmë se kohë më parë Këshilli i Etikës ka konstatuar se punimi i paraqitur nga profesorët Bujar Dugolli dhe Ardian Kastrati ka përmbajtje të theksuar të plagjiaturës dhe si rrjedhojë i ka shkelur të gjitha standardet e ndershmërisë akademike dhe kredibilitetit në publikime shkencore.