Të enjten ka dhënë dorëheqje Rifat Latifi nga ministri i Shëndetësisë.Pavarësisht kritikave të shumta që janë adresuar ndaj tij për gjendjen në sektorin e shëndetësisë, ende nuk dihet se kush do të jetë pasuesi i Latifit.
Ish-ministri i shëndetësisë Arben Vitia, është pyetur nëse do të jetë ai personi që do të ulet në kolltukun e tij të dikurshëm.Megjithatë, ai mohoi se do të jetë ministër i Shëndetësisë teksa nuk kishte informacione se Latifi është dorëhequr.
Po ashtu, në një bisedë telefonike me Paparacin, ish-kandidati për kryetar të Prishtinës theksoi se ka plane të tjera sa i përket jetës politike dhe personale.“Planet i kam të tjera. Jam në një takim dhe tani po merrem me diçka tjetër”, tha Vitia, i cili mban pozitën e kryetarit të LVV-së në Prishtinës.






