Lokale - eSIMy

Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare në Podujevë ka njoftuar për disa shërbime që të kryhen falas, shkruan Llapi.info.

Sipas njoftimit, shërbimet janë për të gjitha këshillat për parandalim të shtatzënisë së padëshiruar, këshilla për gjidhënie, pajisje me mjete kontraceptive.

Njoftimi i plotë:

Të dashura gra, vajza, nëna shtatzëna, lehona. Ju njoftojmë se të gjitha këshillat për parandalim të shtatëzanisë së padëshiruar, këshilla për gjidhënje, paisje me mjete kontraceptive; të gjitha këto mund t’i merrni çdo ditë pune nga ora 7:00 deri në ora 15:00 në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në shërbimin e Maternitetit në Këshillimore.
Të gjitha shërbimet janë falas. Ju mirëpresim për të bashkpunuar për një shëndet të mirë!