Lokale - eSIMy

KEDS-i ka publikuar orarin e ri të reduktimeve në disa pjesë të Podujevës, pasi në to të kryehn disa punime të planifikuara, shkruan Llapi.info.

Sipas KEDS-it, mungesa e energjisë elektrike në zona e mëposhtme do të jetë përgjatë pesë orëve.

Njoftimi i plotë:

NS 220/35/10 [kV] Podujeva do të ndërprehet: Dalja 10 [kV] Bajqinë-Pollatë (Ish FAN Zahir Pajaziti (kodi: 14000014) prej orës 10:00 deri në ora 15:00.

Vendet: Fan-Zahir Pajaziti, Letanci te Rexha, Smajlovit, Bajqinë, Kërpimeh, Repë, Pollatë, Dvorishtë, Sllatinë, Reçicë, Zhiti, Sylevicë, Brecë, Tërrnavicë, Murgull, Zakutë, Metehi dhe Doberdol.

Arsyeja: Mirëmbajtje preventive, ndërrimi i izolatorëve dhe shtyllave, shtrëngim i përçueseve.

NS 220/35/10 [kV] Podujevë do të ndërprehet: Dalja 10[kV] Fshatrat 2 (Kodi: 14000010) prej orës 09:00 deri në ora 14:00.

Vendet: fshatrat: Sibofc, Lluzhan, Penuhë, Lupç i Epërm, Llugë, Majac dhe Popovë.

Arsyeja: Mirëmbajtje preventive./Llapi.info