Komuna e Podujevës ka njoftuar se do t’i ndërtojë edhe dy ura në dy fshatra, shkruan Llapi.info.
Në njoftimin për kontratë të publikuar nga faqja komunale, ura do të ndërtohen në fshatin Llapashticë në lagjen “Murati”, kurse tjetra do të ndërtohet në fshatin Tërrnave në lagjen “Podvorica” – në këtë të fundit do të kryhen punë shtesë.






