Lokale - eSIMy

Një vjedhje është regjistruar rreth orës 02:00 – 04:00 të mëngjesit në fshatin Lluzhan të Podujevës, raporton Llapi.info.

Kështu ka njoftuar Policia e Kosovës.

Sipas PK-së, në këtë fshat, person/a të panjohur kanë vjedhur një veturë me targa vendore.

Policia s’ka dhënë detaje tjera, derisa rasti është cilësuar si “vjedhje e rëndë”./Llapi.info