Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka emëruar Arbër Vokrri zëvendësministër në Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal.
Kështu ka bërë të ditur Zyra e Kryeministrit përmes një njoftimi për media.
Sipas vendimit të Qeverisë, zëvendësministri Vokrri parashihet ta mbështesë Ministrin e Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal, si dhe t’i menaxhojë aktivitetet në kuadër të kësaj Ministrie.
Brenda tridhjetë dite nga hyrja në fuqi e këtij vendimi, Arbër Vokrri pritet ta bëjë deklarimin e pasurisë dhe t’i përmbushë kërkesat tjera të parapara.
Kryeministri Kurti po ashtu i ka uruar zëvendësministrit Vokrri suksese në plotësimin e detyrave dhe përgjegjësive të tij.






