Lokale - eSIMy

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj ka reaguar sërish pas përplasjes që kishte me ministrin Hekuran Murati në seancën e Kuvendit.

Haradinaj, paraprakisht ka refuzuar ta vazhdojë fjalën e tij në Kuvendin e Kosovës, pasi që një nga ministrat e Qeverisë e ka ndërprerë ndërkohë që ai fliste për grevën në arsim.

“Hajde në foltore, urrno”, iu drejtua Haradinaj teksa u largua nga foltorja dhe refuzoi ta vazhdojë fjalën e tij, shkruan Reporteri.net.

Por pas pak minutash, Haradinaj doli sërish në foltore, duke thënë se nuk është hera e parë që pengohet nga ministrat e Qeverisë kur flet në Kuvend.

Ai paralajmëroi se nëse kjo ndodh sërish “do të detyrohet që t’ua kthejë në të njëjtën mënyrë”.

“Sa herë që flas nga mbrapa pengohem, me një fjalor jo shumë njerëzor, që publiku nuk e dëgjon. Ju paralajmëroj se nëse kjo vazhdon më duhet të ju kthejë”, tha Haradinaj.