Kuvendi komunal i Podujevës nesër do të mbajë seancën e rregullt, ku në rend dite do të jenë 14 pika, shkruan Llapi.info.
Në këtë seancë do të debatohet dhe do të vendoset edhe për transportin rrugor, orarin e bizneseve në Podujevë dhe miratimi i buxhetit.
Më poshtë njoftimi i plotë:
Ju njoftojmë se më 28.09.2022 (e enjte) në orën 10:00, në sallën e mbledhjeve në ndërtesën e re të Komunës mbahet mbledhja e rregullt e Kuvendit të Komunës së Podujevës.
Për këtë mbledhje është propozuar ky:
REND DITE
1. Procesverbali nga mbledhja e Komitetit për Politikë dhe Financa, e mbajtur më 28.07.2022
2. Propozim Vendimi për miratimin e buxhetit të Komunës së Podujevës për vitin 2023 dhe parashikimet buxhetore për 2024/2025
3. Propozim Vendimi për ri-alokimin e investimeve kapitale të Komunës për vitin 2022
4. Propozim Rregullorja për orarin e punës së bizneseve në territorin e Komunës së Podujevës – Raporti nga diskutimet publike
5. Propozim Vendimi për vënie në diskutim publik – Draft Strategjia e Zhvillimit Ekonomik Lokal-SZHEL 2023-2025
6. Propozim vendimi për vënie në diskutim publik – Draft Plani i Mobilitetit të Qëndrueshëm Urban
7. Propozim vendimi për vënie në diskutim publik – Draft Rregullorja për Bonuset e Zonimit
8. Propozim vendimi për vënie në diskutim publik – Draft Rregullorja për Transportin e udhëtarëve me automjete taksi
9. Propozim vendimi për vënie në diskutim publik – Draft Rregullorja për Transportin rrugor në territorin e Komunës së Podujevës
10. Propozim vendimi për vënie në diskutim publik – Propozim Vendimi për caktimin e rrjetit të linjave urbane, urbano-periferike dhe orarin e qarkullimit
11. Informatë për aktivitetet e Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi – KKSB për vitin 2021
12. Propozim Plani i punës së Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi – KKSB, për vitin 2022 – Kalendari i aktiviteteve të rregullta
13. Matja e performancës së Komunës për vitin 2020
14. Ndryshimi i përbërjes së Komisionit Komunal të aksionarëve të ndërmarrjes Publike – Stacioni i Autobusëve Podujevë (pas ofrimit të dorëheqjes uga njëri prej anëtarëve të Komisionit nga radhët e Kuvendit të Komunës ).
Podujevë, 28.09.2022
Zyra për Marrëdhënie me Publikun dhe Informim






