Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, ka thënë se sot është bërë shpërndarja e disa mjeteve bujqësore për fermerët llapjanë, shkruan Llapi.info.
Bulliqi, në një postim në Facebook, ka deklaruar se edhe gjatë javëve në vijim do të ndahen edhe disa mjete tjera.
Postimi i tij i plotë:
Sot është bërë shpërndarja e 20 spërkatësve me kardan, 20 kositëseve të barit, 20 frezë dheu dhe 10 mbledhëse bari të lulediellit për gjithsej 70 fermerë llapjanë përfitues nga projekti “Përkrahje me mekanizëm bujqësor”.
Kjo është faza e dytë e shpërndarjes së mekanizmit bujqësor, ku disa ditë më parë janë furnizuar edhe 90 fermerë me motokultivatorë, ndërsa javët në vijim do të shpërndahen edhe pajisje të tjera nga ky projekt për përfituesit e tjerë.
Si qeverisje lokale po punojmë që fermerët e vyer t’i ndihmojmë e t’ju ofrojmë mbështetje përmes subvencioneve të ndryshme, duke ju siguruar pajisje të cilat i ndihmojnë në ushtrimin e veprimtarisë së tyre.
Urime të gjithë fermerëve përfitues!






