Lokale - eSIMy

Presidenti rus Vladimir Putin njoftoi të mërkurën për një mobilizim të pjesshëm ushtarak.

Në një video drejtuar kombit, duke shpallur një “mobilizim të pjesshëm” të rezervistëve ushtarakë, Putin ka pranuar se Rusia ka nevojë për më shumë ushtarë në fushën e betejës, transmeton Gazeta Online Reporteri.net.

Ai akuzoi Perëndimin për shantazh derisa tha se është Perëndimi që “nuk donte paqen midis Rusisë dhe Ukrainës”.

Presidenti Putin dhe ministri i tij i Mbrojtjes Sergei Shoigu, ishin shumë të prirur të theksonin se ky mobilizim është rreptësisht i pjesshëm.

“Vetëm rezervistët do të thirren”, tha Putin.

“Në asnjë rrethanë” nuk do të kërkohet që studentët apo rekrutët të shërbejnë, theksoi në anën tjetër Ministri rus i Mbrojtjes.

Megjithatë, ky njoftim raportohet se do të shkaktojë shumë pakënaqësi në mesin e popullatës ruse.

BBC shkruan se lajmi tronditës se mobilizimi do të fillojë menjëherë, sot, do të thotë se shumë rusë, veçanërisht profesionistë të rinj, do të mendojnë të largohen nga vendi sa më shpejt të jetë e mundur.

Sipas këtij raportimi të BBC tregu i aksioneve ruse mori teposhtëzën menjëherë pas lajmit dhe ka raporte për rritje të shitjeve të biletave të avionit për t’u larguar nga vendi. /Reporteir.net