Lokale - eSIMy

Një person i kërkuar nga organet e rendit është arrestuar në Merdar, raporton Llapi.info.

Sipas njoftimit 24-orësh të Policisë së Kosovës, arrestimi i të dyshuarit është bërë në bazë të urdhëresës së lëshuar nga gjykata.

Pa dhënë detaje tjera, Policia e Kosovës ka thënë se i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit.

Policia s’i ka dhënë informatat e hollësishme për çka i dyshuari ka qenë në kërkim./Llapi.info