Gëzimin e shkuarjes në shkollë, nuk po e shijojnë shumica dërrmuese e nxënësve në Kosovë, tash e katër javë.
Por, këtë ndjenjë, po e kanë, nga sot nxënësit që vijojnë mësimin në gjimnazin “Hivzi Sulejmani” në Fushë Kosovë.
Drejtori i kësaj shkolle, Amir Pllana në “Sytë 7” në Klan Kosova tha se vendimi për t’iu shkëputur grevës, ishte i përbashkët me kolektivin e shkollës, duke e parë të domosdoshme nisjen e mësimit.
Sipas tij, mësimi është goditur mjaftueshëm nga pandemia, për tu dëmtuar edhe më shumë nga kjo grevë.
Pllana, tha se fillimi i mësimit në Gjimnazin e Fushë Kosovës, “duhet të jetë alarm e këmban, për shkollat tjera” që të fillojnë mësimin.
Tutje, ai u shpreh se kërkesat e mësimdhënësve duhet të bëhet në mënyra të tjera dhe jo në dëm të procesit mësimor, nxënësve e prindërve.






