Sot gjatë ditës është bërë pranimi i donacionit nga bashkatdhetari, Muhamet Stublla, i cili ka dhuruar tri maune me pajisje të ndryshme për shkollat e Komunës së Podujevës, njofton kumtesa, transmeton Llapi.info.
Në pranimin e donacionit ka qenë i pranishëm, drejtori i Arsimit, Avni Fetahu, i cili në emër të Komunës së Podujevës e falënderoi Stubllan dhe bashkëpunëtorët e tij për këtë donacion shumë të vlefshëm për shkollat në Komunën e Podujevës.
Donacioni i z. Stublla dhe përfaqësuesve tjerë të organizatës “Yjet e Kosovës” që ka ndihmuar në këtë donacion përfshinë: karriga, tavolina, projektora, tabela shkollore, kompjuterë, monitorë, piano, bombola për fikjen e zjarrit, mikroskopa, dërrasa mësimi, shporta të mbeturinave etj. /Llapi.info











