Lokale - eSIMy

Dy persona janë ndaluar nga Policia e Kosovës në fshatin Përpellac të Podujevës, raporton Llapi.info.

Kështu ka thënë Policia, ku është bërë e ditur se të dyshuarit po kalonin pa autorizim kufirin.

“Fsh. Përpellac, Podujevë 12.09.2022 – 14:30. Janë ndaluar dy të dyshuar meshkuj kosovar, pasi që kishin tentuar të kalojnë kufirin ilegalisht për në Serbi. Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e PK-së./Llapi.info