Një tjetër rasti i dhunës në familje është regjistruar në Podujevë, raporton Llapi.info.
Kështu ka njoftuar Policia e Kosovës në raportin e saj ditor. Sipas PK-së, një burrë ka sulmuar gruan e tij.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak të dyshimit se kishte ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij femër kosovare. Pas intervistimit viktima me dëshirë ka shkuar në shtëpinë e prindërve të saj, kurse i dyshuari me urdhër të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt”, ka njoftuar PK./Llapi.info






