Më 12 shtator do të mbahet një mbledhje solemne në Kuvendin e Komunës së Podujevës, shkruan Llapi.info.
Sipas njoftimit, në këtë mbledhje do të ndahet titulli “Qytetar Nderi” për humanistin Halil Kastrati.
“Mbledhja mbahet me rastin e ndarjes së titullit Qytetar Nderi i Komunës së Podujevës, z.Halil Kastrati, themeluese i Shoqatës Bamirëse “Jetimat e Ballkanit”, për kontributin e dhënë në fushën e humanizmit në komunën e Podujevës”, thuhet në njoftim.
Mbledhja fillon në orën 11:00, në sallën e mbledhjeve të Kuvendit në ndërtesën e re të komunës së Podujevës./Llapi.info






