Një person është vrarë javën e kaluar në Berlin nga forcat policore të Gjermanisë, raporton Llapi.info.
I vrarë ka mbetur një shtetas i Kosovës, i cili, siç ka mësuar Llapi.info është nga Podujeva.
Kjo ndodhi shkaku se i njëjti dyshohet se kishte goditur për vdekje me sëpatë një shtetase ukrainase.
Rasti ka ndodhur në mëngjesin e të dielës dhe se sipas të dhënave të zëdhënësit të Policisë së Berlinit, Stefan Petersen, krimi ndodhi në katin e nëntë të një apartamenti në Lichtenberg.
Mirëpo, rasti është duke u hetuar dhe ka raportime se në pamjet e siguruara nga autoritetet gjermane shihet edhe një person i tretë në rastin në fjalë./Llapi.info





